Deputetja Jorida Tabaku ka ndarë së fundmi një histori që pasqyron vështirësitë reale me të cilat përballen profesionistët në Shqipëri, veçanërisht shtresa e mesme. Ajo ka ndarë rastin e avokates Marsela, e cila hapi një zyrë të vogël në Tiranë, por hasi sfida të mëdha për të mbijetuar për shkak të tarifave të larta dhe kostove që i duhet të paguajë si pjesë e urdhrit të noterëve, ndërkohë që çështjet e saj vazhdojnë të zvarriten në gjykata pa asnjë rezultat konkret.
“Historia e Marselës është historia e shumë avokatëve dhe profesionistëve të ndershëm, që nisin ditën pa gdhirë dhe e mbyllin natën vonë, por sërish nuk arrijnë të sjellin të ardhura dinjitoze në familjet e tyre,” është shprehur Tabaku. Është historia e shtresës së mesme në Shqipëri, një shtresë që me punë të ndershme nuk ja dalin dot.”
Gjatë një takimi me të rinj dhe të reja, ajo është ndalur sërish te roli i shtresës së mesme në zhvillimin ekonomik të vendit. “Sot ekonominë e çon përpara shtresa e mesme, e çoni ju,” tha Tabaku. “Jo politika, jo biznesi i madh. Sot shtetin e çon përpara mendimi i një shtrese të shkëputur nga politika, që punon dhe lufton në mënyrë të pavarur. Ata nuk kërkojnë asgjë, vetëm të lihen të punojnë.”
Me këtë qëndrim, Jorida Tabaku konfirmon edhe një herë se është zëri i shtresës së mesme në Parlament. Ajo qëndron pranë profesionistëve që luftojnë çdo ditë me ndershmëri për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe një Shqipëri më të drejtë.