FLASH :

Tabaku: Duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët, jo për pakicën

Shumë premtuese dhe ndryshe nga politikanet tipike që përkulen symbyllur para vendimeve të partisë, Tabaku vijon të ngre zërin kundrejt korrupsionit dhe padrejtësisë.

“Rrogat dhe pensionet rriten me qindarka, çmimet rriten me shifra marramendëse. Kjo është politika e një qeverie që nuk kujdeset për qytetarët.”

Me këtë postim ka reaguar së fundmi kandidatja për deputete Jorida Tabaku, ku ndër të tjera shkruan:

“Nga fatura e dritave te buka e përditshme, çdo gjë është më e shtrenjtë. Shqipëria ka nevojë për një ekonomi të drejtë, jo për një qeveri që mbron pakicën”

Këto modele politikanësh, janë vlerë e shtuar në parlamentin shqiptarë dhe pikërisht këto modele do të përmirësonin vendimmarrjet ligjore në dobinë e qytetarëve dhe jo si shumica e politikanëve të cilët ndjekin interesa personal apo partiak.  

Tabaku vazhdon te jetë shumë aktive, ku kujtojmë dhe takimet e rëndësishme që zhvilloi një dite më parë me Nikola Camaj, Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi.