FLASH :

Syri i zi i Elon Musk ndez zërat në Shtëpinë e Bardhë, a pati një goditje mes burrash për shkak të një gruaje?

Elon Musk u shfaq me një sy të zi në konferencën e lamtumirës së tij nga administrata Trump – dhe rrjetet sociale shpërthyen. Teksa miliarderi i teknologjisë e justifikoi hematomën si një “aksident” nga loja me djalin e tij 4-vjeçar, spekulimet nuk vonuan të shpërthenin, duke aluduar për një skenar shumë më dramatik dhe… personal.

Në qendër të zërave është zëvendës-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, i njohur për qëndrimet e tij të forta dhe lidhjen e ngushtë me Donald Trump. Shkëndija u ndez sapo Katie Miller, bashkëshortja e tij dhe ish-zëdhënëse e administratës, njoftoi largimin nga detyra për t’iu bashkuar Elon Musk, me të cilin ka afruar profesionalisht përmes projekteve si DOGE dhe SpaceX. Detaji pikant? Syri i zi i Musk është në anën e djathtë – dhe Miller është majtak. Rastësi?

Në prapaskenë përflitet për përplasje fizike mes të dyve, pas kritikave të forta që Musk adresoi ndaj projektligjit buxhetor të Trump dhe performancës së DOGE. Zërat u shtuan edhe nga heshtja e ftohtë mes tyre në Oval Office, ku Miller u shfaq i tërhequr, ndërsa Musk mori “Çelësin simbolik të Shtëpisë së Bardhë” nga presidenti.

Tensionet mes tyre nuk janë të reja. Përveç grindjeve politike dhe ekonomike, tani përflitet edhe një “valixhe personale” e mbushur me xhelozi dhe acarim. Ndërsa Katie Miller ka zgjedhur të mos komentojë publikisht, aktiviteti i saj në rrjetin X – ku shpërndan çdo projekt të Musk – flet vetë. Disa shohin një bashkëpunim të natyrshëm profesional. Të tjerët, një shkëndijë që i dogji nervat burrit të saj në mënyrë mjaft… fizike.

Elon Musk, zakonisht sfidues dhe i zhurmshëm, u pa i qetë dhe i përmbajtur gjatë konferencës. Ndoshta ishte syri i nxirë që fliste më shumë se fjalët e tij. Dhe ndërsa Shtëpia e Bardhë mundohet të mbajë një pamje të qetë, interneti ka zgjedhur tashmë versionin e vet: një grua, dy burra dhe një grusht që la shenjë.

Elon Musk sports a black eye as he and Donald Trump hold a press conference announcing his departure from the Trump administration in the Oval Office on Friday