Shqipëria arriti dje një fitore në dukje të lehtë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Andorrës, duke ri ndezur shpresat për kualifikimin në Botërorin 2026, pas humbjes me Anglinë në Uemblej.
Por trajneri brazilian i kombëtares tonë “padashje”, nxorri atë që ndoshta është pika më e dobët e përfaqësueses, mungesën e alternativave ndaj titullarëve.
Në fakt, i pyetur se përse vazhdimisht nuk bën më shumë se 2-3 zëvendësime, në ndeshje kaq jetike për ecurinë e kuqezinjve, Sylvinho u orvat të jepte një përgjigje diplomatike se mendimi i tij ishte që 5 zëvendësimet që ka në dispozicion, e tjetërsojnë një skuadër dhe ja ndryshojnë ekuilibrin.
Me pak fjalë, Sylvinho tha se këta lojtarë ka, laj-thaj. Pra ai ka vetëm 2-3 elementë, që i mundësojnë që të zëvendësojë Brojën dhe të tjerët, pa rënë niveli i skuadrës në atë pikë, sa që dhe Andorra mund ta kthente rezultatin.
Aq e vërtetë është kjo, sa që Kristjan Asllani, që tek Interi luan me pikatore, te Shqipëria është një titullar që nuk ka kush e zëvendëson.
Ekipet e mëdha, si Reali, City, Bayerni, Interi e me radhë, kanë një organikë të tillë, që mund të kryejnë 5 zëvendësime dhe cilësia jo të bjerë por të rritet.
Por Sylvinho këta lojtarë ka dhe për këtë duhet ta mirëkuptojmë.