Ndonëse ajo nuk është pjesë e spektaklit, dashur padashur emri i saj është përmendur nëpër shtëpinë e “BBVA4”.
Kjo pasi kur ishte pjesë e “BBVK”, Xheneta Fetahu përjetoi një romancë me Gjestin, të cilën e lanë pas krahëve. Pas mbarimit të “Big Brother Kosova” reagimet nga ana e ish-banores në lidhje me situatën në “BBVA4” kanë qenë të shumta.
Ata që kanë motra janë më të lumtur, më optimistë dhe më zemërgjerë
Së fundmi Xheneta na zbuloi se po përkrah rrugëtimin e saj në këtë format, gazetaren, Gerta Gixhari.
Kjo përkrahje është marrë si “hakmarrje ndaj Gjestit”, pasi gazetarja njëkohësisht dhe banorja aktuale e “BBVA4”, Gerta njihet për përplasjet e saj me artistin nga Kosova dhe Rozanën.