Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohen se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, pas përfundimit të “Mitrovica Jazz Days”, i cili u mbajt në sheshin “Car Lazar” sot më 08.08.2025.
Kështu ka njoftuar, shefi i operativës rajonale, Petrit Fejza i cili tregoi veprimet që bën këta dy persona, njëri ndaj Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e tjetri ndaj një polici.
“Në momentin që ka përfundu kryetari është largu dhe një kamarier i një lokali i është drejtuar me disa fjalë atij, sipas përcjellësve. Është marr në stacion për me u sqaru situata. Një tjetër qytetar i drejtohet policit me “dorë në fyt”. I njëjti është arrestu, kanë filluar turmat të mblidhen. Këta dy persona janë ndaluar”- tha Fejza.
Policia njofton se festivali ka filluar në orën 16:00 dhe ka përfunduar rreth orës 17:30.