Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit ka dënuar “me termat më të ashpër të mundshëm” sulmin për të cilin Izraeli tashmë ka marrë përgjegjësinë, raporton BBC.
Dr. Majed Al Ansari deklaroi se sulmi ka goditur një banesë rezidenciale “ku banojnë disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha”.
Ai theksoi se sulmi përbën një “shkelje flagrante” të ligjeve ndërkombëtare dhe një “kërcënim serioz” për të gjithë ata që ndodhen në Katar.
“Shteti i Katarit e dënon fuqishëm këtë sulm dhe rithekson se nuk do të tolerojë këtë sjellje të papërgjegjshme të Izraelit dhe ndërhyrjet e vazhdueshme që rrezikojnë sigurinë e rajonit, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë dhe sovranitetin e tij”, përfundon deklarata