Detaje të reja dalin nga hetimet për sulmin ndaj depos farmaceutike CFO Pharma në autostradën Tiranë-Durrës.
Grupi hetimor mësohet se përveç konkurrencës, është shtuar një tjetër pistë për sulmin ndaj kompanisë farmaceutike, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me fajde.
Megjithatë nga vetë Nadir Çausholli nuk është dhënë asnjë detaj çka mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve.
Ai ka thënë që dyshimin e vetëm e ka se sulmi mund t’i ketë ardhur për shkak të konkurrencës.