FLASH :

Sulmi i çmendur / 31-vjeçari tenton të djegë karburantin në Angli, përfundon duke kafshuar policin!

Momente dramatike janë regjistruar në Bournemouth, Angli, ku një 31-vjeçar tentoi të shkaktonte tragjedi në një stacion karburanti duke derdhur karburant nga pompë dhe duke u përpjekur vazhdimisht ta ndizte me çakmak.
Sipas policisë, burri filloi të hapte pompën për të nxjerrë karburant ndërsa në të njëjtën kohë përpiqej ta vinte flakën. Në momentin që një oficer iu afrua, ai u largua me vrap nga vendngjarja. Pak minuta më vonë, 31-vjeçari u kthye përsëri në stacion dhe rifilloi të njëjtën përpjekje, duke rrezikuar dhjetëra jetë. Skena u përsërit ,polici iu afrua, ndërsa ai sërish u përpoq të ikte.
Këtë herë, disa oficerë ndërhynë dhe pas një ndjekjeje të shkurtër, arritën ta neutralizonin. Por në momentin e arrestimit, agresori u bë edhe më i dhunshëm ,kafshoi në kofshë një nga oficerët, duke e lënë të lënduar.
Policia britanike konfirmoi se burri është arrestuar dhe ndodhet nën hetim, ndërsa oficeri i plagosur mori trajtimin e nevojshëm.
Videoja e ngjarjes është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të forta për rrezikun e madh që ky incident mund të kishte sjellë nëse zjarri do të ishte.