Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka identifikuar pesë shtetas shqiptarë që ndodhen në Izrael për momentin, teksa vijojnë sulmet me raketa nga Irani. Tre prej tyre janë me status turisti, thotë ministria, ndërsa dy të tjerë me qëndrim të përkohshëm. Ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Tel Aviv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar”, njoftoi ministria. Ministria thotë se po ndjek situatën me prioritet dhe vëmendje të veçantë. Ajo njofton se për shkak të situatës fluturimet janë ndërprerë. Ndërkohë për çdo nevojë emergjente apo informacion shtesë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vendosur disa numra kontakti.