FLASH :

“Sulm në vilën e Christian Panuccit: Autorët i djegin makinën në oborr – ish-trajneri i Kombëtares në shok”

ROMË – Një ngjarje e pazakontë ka tronditur mëngjesin e 21 prillit lagjen elitare mes Fonte Laurentina dhe Spinaceto në Romë, ku vila e ish-futbollistit të njohur italian, Christian Panucci, u bë skenë e një incidenti të dyshimtë. Një Audi në pronësi të tij shpërtheu në flakë në oborrin e banesës luksoze, ndërsa vetë Panucci ndodhej jashtë Italisë, në Dubai.

Zjarrfikësit dhe hetuesit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, ndonëse shtëpia nuk u prek nga zjarri, pista kryesore e hetimeve është zjarrvënia e qëllimshme. Autoritetet kanë nisur analizimin e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një tentativë për vjedhje apo një mesazh të rrezikshëm ndaj ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare.

Panucci, që aktualisht jeton mes Dubait dhe Italisë, do të merret në pyetje sapo të rikthehet në Romë. Deri tani nuk raportohet për kërcënime direkte ndaj tij, por aktet e fundit kanë ngritur shqetësim serioz në radhët e hetuesve.