Të paktën 12 palestinezë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit mbi një shtëpi në lagjen Tel al-Hawa në jug të Gazës, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Ndërkohë, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi të hënën se forcat izraelite kanë vrarë 117 persona dhe kanë plagosur 557 të tjerë në 24 orët e fundit, duke e thelluar bilancin tragjik të ofensivës së vazhdueshme në territorin palestinez.







