FLASH :

Stuhia paralizon verilindjen e SHBA: Përmbytje në metro dhe qindra fluturime të anuluara

Nju Jorku dhe Nju Xhersi u goditën të hënën në mbrëmje nga reshje të rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje masive, duke bllokuar linjat e metrosë dhe trafikun rrugor në qytet. Pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale tregojnë stacionet e metrosë në Manhattan të mbuluara nga uji, teksa pasagjerët ndodheshin ende brenda trenave.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi për përmbytje të mëtejshme që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin çdo lëvizje të panevojshme. Ndërkohë, kaosi u përhap edhe në aeroportet e Bregut Lindor, ku u anuluan mbi 1,900 fluturime dhe mbi 10,000 të tjera u shtynë.