Një studim interesant ka zbuluar se fëmijët marrin më shumë nga pamja e babait sesa e nënës.
Sipas shkencëtarëve, ndonëse të dy prindërit ndikojnë në paraqitjen fizike të një fëmije, disa tipare si forma e nofullës, hunda dhe gjatësia ndikohen më shumë nga gjenet dominante që vijnë nga babai.
Kjo lidhet me mënyrën se si gjenet transmetohen dhe cilët janë më të fortët në procesin e trashëgimisë.
Ndaj, nëse keni një nofull të theksuar apo një hundë të veçantë, mund t’ia dedikoni babait!