Çifti i dikurshëm që tërhoqi vëmendjen e publikut me martesën dhe ndarjen e tyre, Stresi dhe Keisi, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas një bashkëpunimi surprizë. Në një intervistë ekskluzive për “Who”, ata sqarojnë raportin e tyre aktual, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke dhënë një mesazh të fortë për dashurinë dhe respektin edhe pas ndarjes.
“I kërkova Keisit të ishte pjesë e një kënge që ia kisha kushtuar, dhe ajo pranoi,” rrëfen reperi, i cili e përshkruan bashkëpunimin si një hap të pjekur dhe të veçantë. “Kemi dhënë një shembull të bukur: dy ish-partnerë që bashkëpunojnë me respekt. Kurrë mos thuaj kurrë!”
Nga ana e saj, Keisi shprehet se qëllimi i saj ishte të jepte mbështetje:
“Doja të isha pjesë e projektit të Arkimedit, jo për të ringjallur spekulime, por për të lënë një imazh të bukur. Marrëdhënia jonë sot është më e pjekur, e bazuar në respekt e mirënjohje.”
Ajo e përshkruan këtë fazë si një dashuri të transformuar, jo më posesive, por të lirë dhe pa kushte.
“Kam qenë e marrosur pas tij, ahaha! Sot, lumturia ime është ende e lidhur me të, por në një formë tjetër.”
Në përfundim, Keisi përcjell një mesazh frymëzues:
“Jo çdo ndarje sjell urrejtje. Nëse e keni dashur dikë vërtet, dashurojeni ende – në mënyrën tuaj.”
Ky ribashkim artistik duket se ka sjellë jo vetëm një projekt të ri muzikor, por edhe një shembull të rrallë bashkëjetese emocionale pas ndarjes. Një histori që i flet gjithë brezit të ri për dashurinë e pjekur, respektin dhe forcën për të ecur përpara – bashkë apo të ndarë.