FLASH :

Steven Gerrard bëhet gjysh në moshën 45-vjeçare, vajza e tij Lilly sjell në jetë një vajzë me të birin e një gangsteri irlandez

Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe kombëtares angleze, Steven Gerrard, është bërë gjysh për herë të parë në moshën 45-vjeçare, pasi vajza e tij e madhe, Lilly-Ella Gerrard, ka sjellë në jetë një vajzë. 21-vjeçarja e njohur si influencuese, ka ndarë një foto bardhezi në Instagram ku shfaqet partneri i saj, Lee Byrne, duke dalë nga spitali me foshnjën në karrocë. Ajo e shoqëroi imazhin me përshkrimin: “@leebyrne8 nga 2 bëhemi 3”.

Lilly është në një lidhje me Lee Byrne që nga tetori i vitit 2022. Lee është djali i Liam Byrne, një gangster i njohur irlandez i lidhur me kartelin Kinahan, i cili aktualisht ndodhet në burg në Mbretërinë e Bashkuar për përpjekjen për të fshehur një arsenal armësh automatike. Megjithatë, nuk ka asnjë sugjerim se Lee apo ndonjë anëtar i familjes Gerrard është i përfshirë në veprimtari kriminale. Familjet Byrne dhe Gerrard, të cilat jetojnë pranë njëra-tjetrës në zonën e pasur të Freshfield në Formby, kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë që prej fillimit të lidhjes së çiftit.

Gerrard, i cili kohët e fundit është larguar nga drejtimi i ekipit saudit Al-Ettifaq, është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me bashkëshorten e tij Alex dhe tre fëmijët e tjerë. Ndërkohë, pritet që Liam Byrne të lirohet me kusht në muajt në vijim dhe të kthehet në Formby, çka mund të përkojë edhe me organizimin e dasmës së shumëpritur mes Lee dhe Lilly.