FLASH :

Ushtria e SHBA stërvitje në kufrin serb, a e ka radhën Vucic pas Iranit?

Ushtarë të aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it zhvilluan një stërvitje ajrore me helikopter në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë. Operacioni përfshiu futjen ajrore të trupave këmbësore në mbështetje të një patrullimi të pavarur në zonë.

Në një deklaratë zyrtare, KFOR theksoi se ky lloj trajnimi është thelbësor për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe bashkëveprimit mes njësive, si dhe për të garantuar efektshmërinë e operacioneve në funksion të sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Misioni nënvizoi se veprimtaria e tij vazhdon të mbështetet në mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, në përputhje me përgjegjësitë e secilës strukturë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.