Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetësinë palestineze në shtator përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), tha kryeministri britanik Keir Starmer, përpara se të rendiste disa kushte që kjo të ndodhë.
Sipas një dokumenti me shkrim të mbledhjes së kabinetit që ai mbajti të martën, kryeministri britanik tha se kjo do të ndodhte “përveç nëse qeveria izraelite ndërmerr hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, arrin një armëpushim, e bën të qartë se nuk do të ketë aneksim në Bregun Perëndimor dhe nuk angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që ofron një zgjidhje me dy shtete”, shkruan BBC.
Ai përsëriti gjithashtu se nuk ka ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit dhe se kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Hamasit mbeten – që ata duhet të lirojnë të gjithë pengjet, të nënshkruajnë një armëpushim, të pranojnë se nuk do të luajnë asnjë rol në qeverinë e Gazës dhe të çarmatosen.