Duket se ky fundvit do jetë shumë i nxehtë për politikën në tërësi dhe për kampin e majtë në veçanti.
Sot Edi Ramës po i goditet një nga njerëzit e tij më të rëndësishëm dhe më afër tij ndër vite. Belinda Balluku përtej sesi duan ta shesin, nuk është thjesht Ministrja e Infrastrukturës apo Zëvendëskryeministrja, por është sot një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe me më shumë fitore në kapin e majtë.
Por le të kthehemi pak në kohë, çfarë ka ndodhur me të gjithë përfaqësuesit e PS, që në pushtetin e Edi Ramës kanë qenë kjo lloj kategorie politike. Sajmir Tahiri përveçse ishte Ministri i Brendshëm dhe le të jemi të sinqertë, ndër më të suksesshmit në atë drejtim, ja goditën. Çfarë bëri Edi Rama? E lëshoi, dhe krijoi direkt distancimin personal dhe të partisë nga ai si individ. Befas gjithë sukseset dhe gjithë medaljet publike u zbehën dhe Sajmiri u kthye në armikun e të gjithë të brendshme brenda PS. Kulmi ishte jo vetëm goditje personale për Sajmir Tahirin por edhe për gjithë njerzit që punuan me të, si ata politik por dhe ata të administratës publike. Të gjithë ata njerëz që punuan për fitoret e PS në Tiranë u hodhën në rrugë dhe u linçuan dhe publikisht.
E kështu filloi saga e të gjithë atyre përfaqësuesve politik të PS që ‘kishin ngrënë mollë dhe dardha’ pas shpinës së Edi Ramës. Të gjithë i bënin me kokën e tyre dhe ai vet nuk dinte asgjë dhe ndaj distancohej menjëherë. Nuk mundej askush të bënte pis apo të atashonte një ngjarje me pushtetin politike të Edi Ramës.
Po le të vijmë tek ngjarjet sot. Të gjithë banaqet dhe gjithologët janë gati të parashikojnë se çdo ndodhë, gati për të treguar me gisht fajtorin. Por asnjëri nuk ka artikuluar se ndoshta znj. Belinda Balluku për hesap të vet do e kishte dhënë dorëheqjen me kohë dhe do ishte përballur në mënyrën e duhur me drejtësinë. Është Edi Rama ai që nuk e lë, sepse praktikisht dhe politikisht i shkatërrohet gjithë kështjella e pushtetit.
Sot është znj. Balluku që ja mban gjithë drejtimin e punëve dhe mban në këmbë gjithë qeverisjen. E di i madh dhe i vogël që kryeministri Edi Rama është investuar në agjendën e tij politike jashtë vendit, duke ja lënë gjithë peshën dhe drejtimin zëvendës kryeministres.
Është po zonja Balluku që ktheu me një fitore të thellë një qark të vështirë si Dibra, ku Partia Socialiste para saj gjithmonë dilte forcë e dytë.
Po 12 mandatet e Fierit, kush do ja fitoj sot Edi Ramës?









