FLASH :

“Stalkeri” i Jennifer Aniston shfaqet i zhveshur dhe me shikim të ftohtë në gjyq, pasi përplasi makinën në vilën 21 milionë dollarëshe të aktores

I dyshuari për përndjekjen e Jennifer Aniston u paraqit në mënyrë të çuditshme dhe pa bluzë në sallën e gjyqit, vetëm pak ditë pasi u arrestua për përplasjen me makinë në portën kryesore të vilës luksoze të aktores në Bel Air, ndërsa ajo ndodhej brenda.

Jimmy Wayne Carwyle, 48 vjeç, u shfaq i mbuluar me një batanije anti-vetëvrasje pas xhamit të dhomës së paraburgimit në një gjykatë të Los Anxhelosit, duke dhuruar vështrime dhe buzëqeshje të frikshme ndaj kamerave, ndërsa përballej me akuza për përndjekje dhe vandalizëm.

Ngjarja ndodhi kur Carwyle përplasi makinën e tij Chrysler PT Cruiser në portën e shtëpisë së Aniston, por u ndalua nga rojet e sigurisë në hyrje, të cilët e mbajtën nën kërcënimin e armës deri në ardhjen e policisë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas zyrës së prokurorit të qarkut, Carwyle kishte nisur që në mars 2023 t’i dërgonte Aniston mesazhe të padëshiruara në rrjetet sociale, në email dhe në sekretarinë zanore, me mesazhin e fundit të dërguar pikërisht ditën e aksidentit.

Carwyle nuk dha asnjë deklaratë dhe nuk paraqiti ndonjë kërkesë për pafajësi gjatë seancës së akuzës, por qëndroi në heshtje, duke vështruar drejt gjykatës dhe vendosur duart mbi xham.

Gjykata vendosi që ai të kalojë përmes një vlerësimi në gjykatën për shëndetin mendor për të përcaktuar nëse është i aftë të përballet me akuzat.

Gjykatësi Keith L. Schwartz shprehu dyshime nëse i pandehuri e kuptonte situatën, ndërsa prokurori kërkoi ndalim të afrimit me Aniston. Mbrojtësi publik, Toral Malik, tha: “Nuk besoj se qëndrimi larg zonjës Aniston do të jetë problem për momentin.” Megjithatë, gjykatësi lëshoi urdhrin ndalues.

“Ju ndalohet të keni çdo kontakt me Jennifer Aniston, në çdo rrethanë,” tha ai.

Gjithashtu u urdhërua që Carwyle të qëndrojë të paktën 100 metra larg shtëpisë së saj. Gjykatësi caktoi një shumë prej 150 mijë dollarësh për lirimin me kusht dhe caktimin e seancës së ardhshme në Gjykatën për Shëndetin Mendor në Hollywood, më 22 maj.

Një mik i Carwyle tha : “Shpresoja që dikush, diku, të e shihte këtë dhe t’i ofronte ndihmën që i nevojitet. Jimmy është një njeri i mirë, por përdorimi i drogës i ka shkaktuar çrregullime mendore.”

“Lutem që kjo që ka ndodhur t’i tërheqë vëmendjen e duhur, në mënyrë që të ndihmohet. Lutuni për të, që Zoti ta kthejë këtë situatë për të mirën e tij.”

Prokurori i Los Anxhelosit, Nathan Hochman, deklaroi: “Përndjekja është një krim që mund të kalojë shpejt nga shqetësimi në veprime të dhunshme, duke rrezikuar sigurinë e viktimave dhe të komuniteteve. Zyra jonë do të ndjekë penalisht me vendosmëri ata që përndjekin dhe frikësojnë të tjerët.”

Avokati i Aniston refuzoi të komentojë pas seancës, ndërsa përfaqësuesit e saj nuk janë përgjigjur ende.

Carwyle akuzohet edhe për rrethanë rënduese – kërcënim për dëmtim të madh trupor. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në tre vite burg.

Një burim i brendshëm i kishte thënë më herët DailyMail.com se Aniston ishte “e zemëruar” me policinë e Los Anxhelosit që kishte bërë publike adresën e saj, duke shtuar se ajo “pritej të mbrohej më mirë”.

Në rrjetet sociale janë zbuluar postime të dyshuara nga Carwyle pas aksidentit. Nuk është konfirmuar nëse llogaria i përket atij apo dikujt tjetër me të njëjtin emër, por postimet janë fshirë.

Në disa postime ai e quante Aniston “nusen” e tij, përfshirë një që i referohej si “Jennifer Aniston Carwyle”. Një tjetër postim thoshte se ai dhe Aniston do të “bashkoheshin si Adami dhe Eva”, duke bërë krahasime të çuditshme fetare.

Zyra e Prokurorit deklaroi se përndjekja e vazhdueshme ndaj Aniston kulmoi kur Carwyle përplasi makinën në portën kryesore të shtëpisë së saj, duke shkaktuar dëme të mëdha, dhe ndaloi në hyrje të saj.

Rojet e sigurisë së aktores e ndaluan dhe e mbajtën nën kërcënimin e armës deri në mbërritjen e policisë. Oficeri Jeff Lee tha se autoritetet kishin marrë një thirrje për “një të dyshuar për grabitje”.

Aniston ishte brenda në kohën e incidentit, por nuk pati kontakt me të dyshuarin. Carwyle ankohej për dhimbje shpine pas aksidentit dhe u dërgua në spital. Çështja u kalua në Njësinë për Menaxhimin e Kërcënimeve të LAPD-së.

Sipas televizionit lokal KABC, Carwyle kishte një histori të vogël kriminale.