FLASH :

“Squid Game” përmbyllet me një sezon final që lë pa fjalë: kritikët e cilësojnë si ‘tronditës dhe zemërthyes’

Pas tre vitesh pritje, sezoni i tretë dhe i fundit i serialit “Squid Game” ka mbërritur më në fund në Netflix më 27 qershor, dhe kritikat kanë qenë menjëherë të zjarrta. Metro i dha 4.5 yje nga 5 dhe e quajti përfundimin “kaq befasues sa të lë gojëhapur”, ndërsa Gizmodo e cilësoi sezonin si një kapitull final “i dhunshëm, tronditës dhe i paharrueshëm”. Rotten Tomatoes i dha një vlerësim mbresëlënës prej 88%.

Megjithatë, jo të gjithë u impresionuan. The Hollywood Reporter e quajti përfundimin “të pakënaqshëm”, ndërsa disa fansa e kritikuan sezonin si të nxituar dhe me një ndërtim të dobët të karaktereve. Regjisori Hwang Dong-hyuk sqaroi se vendimi për ta ndarë sezonin në dy pjesë u mor pasi skenari arriti në 13 episode, një numër që nuk përputhej me tendencat aktuale. Pavarësisht debatit, “Squid Game” mbetet një nga fenomenet më të mëdha globale të dekadës dhe tashmë i ka dhënë një fund – të diskutueshëm, por padyshim tronditës – historisë që bëri histori.