FLASH :

Spoti me vrasjen e 21 Janarit, Bufi i KQZ penalizon Ramën vetëm 2 ditë para zgjedhjeve

Bufi i KQZ- së kujtohet vetëm 2 ditë para zgjedhjeve për spotet denigruese. Ilirjan Celibash, kreu i KQZ, ka marrë një vendim absurd për shkak të vonesës lidhur me penalizmin e disa spoteve elektorale. Bëhet fjalë pikërisht për këtë spot, një video denigruese me pamje nga ngjarja e 21 Janarit 2011.

Montazhe dhe pamje absolutisht të rënda, akuza të nënkuptuara kundrejtë kreut të palës tjetër, ndërkohë që ky i fundit nuk është dënuar për gjëra të tilla.
Megjithëatë Celibashi e ka vazhduar njëanshmërinë politike deri në fund. Në vendimin e tij, penalizmi i spoteve bëhet se nuk identifikon qartë subjektin porositës dhe jo mungesën e etikes, pamjet e rënda me të vdekur.

Ai e nxorri këtë vendim ndërkohë që ka mbi një muaj që partitë politike denigrojnë njëra-tjetrën me spote, duke e kthyer në një estradë dhe jo në garë politike. Tashmë ky vendim është një vendim shumë i vonuar dhe duket se në vendimmarrjet e tij po i bën fresk Partisë Socialiste. Duhet të dënohej PS e para për një mori spotesh me sharje dhe ofendime për bërjen komike të fushatës.

Si ka mundësi që ky zotëri e ka pranuar këtë video, e ka lejuar të transmetohet dhe tani nxjerr vendim të hiqet vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Por si duket harron se ne jemi vetëm 24 orë para zgjedhjeve dhe është kujtuar pak vonë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spoteve dhe reklamave elektorale që nuk identifikojnë qartë subjektin zgjedhor porositës. Ky vendim vjen si pasojë e transmetimit të një spoti elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), i cili deformonte spotin elektoral të Partisë Demokratike (PD).

Vendimi i KQZ-së, i datës 8 maj 2025, nënshkruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përcakton se:

  1. Ndërprerja e menjëhershme e transmetimit në të gjitha radiot dhe televizionet private si dhe radiotelevizionin publik të spoteve/reklamave që nuk identifikojnë qartë subjektin zgjedhor porositës.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 ditëve nga shpallja e tij.

Ngjarja që çoi në këtë vendim lidhet me transmetimin e një spoti elektoral të PS-së, i cili deformonte mesazhin dhe përmbajtjen e spotit elektoral të PD-së, duke shkaktuar reagime të forta nga kjo e fundit. Partia Demokratike e cilësoi këtë veprim si një përpjekje për manipulim të opinionit publik dhe një shkelje të standardeve të fushatës elektorale.

KQZ me këtë vendim synon të sigurojë transparencë dhe korrektësi në transmetimin e reklamave elektorale gjatë fushatës, duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të saktë dhe të paanshëm nga subjektet politike pjesëmarrëse.