FLASH :

Spitali në Be’er-Sheva goditet nga raketat iraniane, Izraeli flet për “krim lufte”

Një nga raketat balistike të lëshuara nga Irani goditi Spitalin Soroka në qytetin jugor izraelit të Be’er-Sheva, duke shkaktuar panik dhe evakuim të menjëhershëm të pacientëve dhe stafit. Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore deklaroi se po vlerësohet shkalla e dëmeve dhe numri i të plagosurve, ndërsa dyshohet për rrjedhje substancash të rrezikshme në katin e sipërm të objektit.

Policia ka rrethuar zonën dhe po ndihmon në largimin e njerëzve për shkak të rrezikut kimik. Ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Buso, reagoi ashpër duke e cilësuar sulmin si “një krim lufte të qëllimshëm nga regjimi iranian ndaj civilëve të pafajshëm dhe stafit mjekësor që po shpëton jetë”. Ai shtoi se goditja e një institucioni shëndetësor është kalim i qartë i një “vije të kuqe” dhe një akt terrori.