FLASH :

Spekullim për 10 mije € m2 në Tiranë, flluska e apartameve stok po ul çmimin në qendër

Në Tiranë po ndodh një fenomen interesant: ndërtesat shtohen si kërpudhat pas shiut, por apartamentet mbeten bosh.

Ndërkohë që në Tiranë ka apartamente stok dhe në fakt çmimet kanë rënë sepse nuk po shiten, po rrinë apartamentet bosh nga një ndërtim pa fre, disa media  sigurisht të sponsorizuara nga disa ndërtues të caktuar, kryesisht të kullave në qendër të Tiranës duan të na shesin sikur ka një boom shitjesh dhe boom çmimesh dhe që çmimet kanë shkuar në stratosferë deri në 10 mijë euro metri katror për zyra në zyra të caktuara. 

Sipas këtyre mediave këto janë investime, këto apartamente kanë një vlerë të tillë pasi argëtojnë blerës elitarë shqiptarë apo dhe investitorë të mëdhenj të huaj. Mirëpo është shumë e dyshimtë se cilët janë ato investitorë të huaj që mund të investojnë shifra të tilla gjigande në Shqipëri, kur dihet se investitorët e huaj në shoqëri mund të numërohen me gishtat e dorës, sidomos ata që kanë investime të qenësishme. 

E gjithë kjo duket si është një flluskë e mirëfilltë, madje kjo flluskë ka nisur sepse ka një mbi-ndërtim i cili jo vetëm ka plotësuar nevojat dhe kërkesat e tregut por i ka tejkaluar ato. Kështu që automatikisht, duke qenë se ka shumë më tepër ofertë dhe më pak kërkesë në treg  sikurse i dimë ligjet e tregut  çmimi bie, kërkesa ulet dhe automatikisht bie dhe çmimi. 

Kjo tendencë për të paraqitur sikur ka rritje çmimesh dhe sikur çdo gjë po shitet mirë është jo vetëm flluskë por dhe manipulim i opinionit publik. 

Periferitë e Tiranës dhe bregdeti, e ardhmja për investime në prona të pa tundshme

E vërteta është se blerësit po orientohen në periferi të Tiranës dhe kryesisht në bregdet, i cili ka akoma një potencial të madh për investime vendase dhe të huaja dhe ku pritet që çmimi në bregdet, sidomos ai në Jon dhe Adriatik, të dyfishohet në 2-3 vitet e ardhshme. 

Periferitë e Tiranës, zona urbane pak distancë nga qendra por që kanë facilitete dhe kanë të mirën se kanë hapësira të gjera ku fëmijët mund të luajnë, kanë parqe, tashmë me hekurudhën e re kalon dhe treni afër, pra do kenë disa lehtësira dhe lëvizje më komode. 

Patjetër bregdeti pastaj, i cili është e tashmja por edhe e ardhmja për investimet, duke spostuar epiqendrën e real estate nga Tirana drejt bregdetit dhe periferive.