FLASH :

Spak sekuestron telefonin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Ngushtohet rrethi, gati prangat për Tom Doshin?

Spak ka sekuestruar cecularin e kryebashkiakut të selisë Vau i Dejës Kristian Shkreli, i cili i ka shërbyer ethshëm Tom Doshit në këtë zonë. Në fakt PSD ka dalë forcë e parë në këtë zonë. Kryeministri Edi Rama i kishte bërë thirrje kryetarit të bashkisë se Vaut të Dejës që të mos luante me dy pota gjatë një takimi që pati në këtë bashki, pra e kishte paralajmëruar dhe i kishte dalë hakut pasi kishte indikacione dhe informacione që ai punonte dhe për Tom Doshin dhe për partinë Socialiste.

Por kuptohet qartë që këtë zgjedhje ai ka punuar vetëm për Tom Doshin pasi PSD doli forcë e parë në Vuan e a Dejës. Pas sekuestrimit të telefonit të shoferit, tashmë dhe sekuestrimit të celularit të bashkisë së Vaut të Dejës, SPAK po mbyll dosjen e Manipulimit masiv elektoral që ka bërë PSD nga jugu në veri, në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe duket se rrethi po ngushtohet dhe radha po i vjen kryetarit Tom Doshi që të përfundoj në pranga për të gjithë këtë mega aferë të korrupsionit dhe blerjes së votave në keto zgjedhje.

Kujtojmë gjithashtu që Tom Doshit i janë shpallur në kërkim dhe disa anëtarë të tjerë të partisë së tij që nga Kopliku e deri në Kukës, si dhe u arrestua babai i kandidates se Fierit po për të njëjtën arsye.