FLASH :

SPAK në duart e Amerikës, jo të Soros. Por cili është rreziku?

Normale do të kishte qenë që sistemi gjyqësor në Shqipëri të ishte reformuar vetë në këto 34 vitet e fundit, në mënyrë që të kishte pavarësinë dhe besimin që do t’i takonte.

Por kjo nuk qe e mundur të ndodhte për dy arsye. Së pari, sepse si ligjërisht, por edhe në natyrë, ky sistem qe tërësisht i kapur nga politika.

Tashmë që ligjërisht politika i dha lirinë që i takon, ai është ende peng i pisllëqeve për për 3 dekada, prokurorë e gjyqtarë kanë bërë.

Pra duke qenë se qe tërësisht i paaftë të reformohej vetë apo nga politika shqiptare, u desh që një palë garantuese e ndërmjetme, ku të gjitha palët besojnë, ta garantonte, sikurse janë SHBA-të.

Pa SHBA-të, nuk do të kishim SPAK-un që kemi sot. Kështu që këtu nuk ka ndonjë meritë të madhe asnjë prej partive shqiptare që kapardiset se SPAK-u na qenka produkt i tyre.

Por Amerika si garant është një e mirë, por edhe një e keqe.

Një e mirë, si një e keqe e domosdoshme, pa të cilin kjo reforme s’do mund të bëhej.

Dhe një e keqe, që një shtet i huaj të kontrollojë drejtësinë e një shteti tjetër, duke e vënë në rrezik serioz sovranitetin e tij.

Në fakt, asnjë nuk e ndalon, që sistemi i drejtësisë, nga levë e politikës shqiptare, të kthehet në një levë e politikës amerikane, dhe kjo e fundit, si një Zeus në majë të Olimpit, të lëshonte rrufe ndaj kujtdo politikani shqiptar, që nuk është “xënës i mirë” për shijet amerikane.

Kjo e vendos përballë një sfide të madhe pavarësinë e Shqipërisë, e cila sidoqoftë, me palaço politikanët aktualë, është e gatshëm të përkulet ndaj forcës më të madhe, për hir të qeverisjes së brendshme me status quonë e korrupsionit aktual.

Një lider, që të ketë një krenari dhe të bëjë interesin e vendit të tij siç bën Albin Kurti në Kosovë, do të kemi edhe me të vështirë ta kemi, sa kohë që drejtësia është në duar të huaja.

Jemi pak a shumë me logjikën e ardhjes së Janullatosuit grek në krye të kishës orthodhokse shqiptare. Meqë gjoja ne nuk kishim kler të përgatitur për shkak të ateizmit komunist, na u gjet zgjidhja magjike për të instaluar agjentin e shërbimeve sekrete greke, të veshuir si prift, për të vazhduar helenizimin e jugut me mjete kulturore, fetare dhe simbolike.

Të gjithë e dimë dëmin që i bëri Shqipërisë kjo, për të mos kuptuare se çfarë dëmi mund t’i bëhej Shqipërisë nga një drejtësi në duar të huaja.

Por për momentin, sa të pastrohet kjo klasë e pisët politike, mund të jemi vetëm falenderues.

Tani është koha të instalohet pavarësia e SPAKU-t nga politika shqiptare. Më tej, do duhet të mendojmë për pavarësinë e SPAK nga të huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *