Erion Veliaj do të merret zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Një fletëthirrje zyrtare nga SPAK ka mbërritur në burgun e Durrësit, ku Veliaj ndodhet në paraburgim, duke kërkuar paraqitjen e tij të mërkurën në orën 11:00 në ambientet e SPAK, i shoqëruar nga avokatët e tij.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës do të komunikohet akuza për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim të pasurisë”. Kjo është një fazë e re në hetimet ndaj Veliajt, i cili prej disa javësh ndodhet në qeli, ndërsa pritet që SPAK të dorëzojë së shpejti kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim.