FLASH :

SPAK merr të pandehur një polic burgjesh, dyshohet se i dha telefonin Erion Veliajt gjatë transportit në gjykatë

SPAK ka marrë të pandehur Fatjon Bacin, punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi dyshohet se ka lejuar kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, të komunikojë në mënyrë të paligjshme me një telefon gjatë transportit nga burgu i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm, ku po shqyrtohej masa e tij e sigurisë.

Sipas burimeve telefoni i është dhënë Veliajt në kundërshtim me rregullat e transportit të të paraburgosurve. Hetimet e SPAK kanë çuar në ngritjen e akuzave ndaj Bacit, ndërsa prokuroria vijon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje që ngre pikëpyetje mbi sigurinë dhe disiplinën në sistemin penitenciar.