Hetimet e thelluara të SPAK në lidhje me dosjen “Veliaj” pritet të çojnë në ngritjen e akuzave ndaj një total prej gati 30 personash, përfshirë individë dhe shoqëri tregtare. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se mes të pandehurve është edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, e akuzuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në listën e të pandehurve janë përfshirë gjithashtu Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, si dhe Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, të cilët rezultojnë të jenë familjarë të bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar, Ajola Xoxa. Hetimi për këtë dosje vijon të zgjerohet, ndërsa pritet që në ditët në vijim të merren edhe masa të tjera ligjore ndaj personave të tjerë të përfshirë në çështje.