FLASH :

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës , 15 masa sigurie në disa qytete

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Elbasan, Tiranë dhe Durrës, duke ekzekutuar 11 masa sigurie për akuzat e krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes, ndërsa hetimet janë bazuar në komunikimet e përgjuara nga aplikacioni “Sky ECC”, ku dyshohet se të përfshirët kanë organizuar dhe kryer trafikun.
Sipas hetimeve të prokurorit Vladimir Mara, katër prej të dyshuarve kanë marrë masat e sigurisë brenda burgut ku ndodhen për një çështje tjetër, tre persona janë arrestuar deri tani, ndërsa katër të tjerë vijojnë të kërkohen nga policia.