Sot, në orën 11:30, një grup aktivistësh dhe organizatash do të dorëzojnë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit një peticion me firmat e 712 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për të ndalur punimet degraduese në zonën historike të Burgut të Spaçit.
Ky veprim vjen si reagim ndaj ndërhyrjeve që, sipas nismëtarëve, cenojnë rëndë kujtesën historike dhe integritetin e vendit të vuajtjes dhe rezistencës antikomuniste.
Pas dorëzimit të peticionit, do të ketë edhe një deklaratë për mediat nga nismëtarët, të cilën ju ftojmë ta ndiqni!


Njoftimi i Qëndresës Qytetare:
Sot ora 11:30, Aktivistë dhe Organizata do të dorëzojnë tek Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit peticionin e 712 qytetareve te Republikes per te ndalur punimet degraduese ne Burgun e Spaçit.
Ne dalje do te kete edhe nje deklarate nga inisiatoret, te cilen ju ftojme ta ndiqni!
Faleminderit!