Sonte qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, e njohur edhe si “Hëna e përgjakur”. Eklipsi do të jetë i dukshëm në të gjithë Azinë, Australinë, Afrikën dhe Evropën, përfshirë edhe Shqipërinë.
Mbrëmjen e kësaj të diele, më 7 shtator, qielli do të ofrojë një spektakël të rrallë: eklipsin total të Hënës, e njohur edhe si “Hëna e përgjakur”. Faza e tij totale do të zgjasë 82 minuta, kur Hëna të kthehet në të kuqe të thellë nën hijen e Tokës.
Në Tiranë, Hëna do të lindë rreth orës 19:30, tashmë në eklips të plotë. Kulmi do të vijë menjëherë pas orës 20:10 dhe hija do të zbehet ngadalë deri rreth orës 23:00, kur Hëna do të shkëlqejë përsëri. Gjatë një eklipsi total hënor, Toka lëviz drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës, duke lëshuar hijen e saj mbi sipërfaqen hënore. Në vend që të zhduket, Hëna shkëlqen me të kuqe të thellë, duke i dhënë asaj pamjen ikonike të “Hënës së Përgjakshme”.
Kjo ngjyrë është një fenomen natyror, i shkaktuar nga rrezet e diellit që kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, duke filtruar gjatësitë vale më të shkurtra blu dhe duke lejuar që drita e kuqe dhe portokalli të arrijë Hënën.






