Në një klimë politike gjithnjë e më të etur për ndryshim dhe alternativa të reja, qytetarët duket se po u japin besimin e tyre emrave të rinj, me vizion të qartë dhe qëndrime të drejtpërdrejta. Sipas të dhënave të fundit nga sondazhi i realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “McLaughlin and Associates”, partia “Mundësia” e Agron Shehajt është pozicionuar si forca më e besuar mes partive të reja në Shqipëri.
Fakti që Agron Shehaj dhe partia “Mundësia” renditen si forca e tretë politike në vend, tregon se është shumë pranë partive të mëdha. Kjo rritje e pashmangshme e bën të logjikshme që Edi Rama dhe forcat e vjetra politike të tentojnë ta afrojmë për bashkëpunim apo do ti shtrijnë dorën për ta bërë pjese të kualicionit qeverisës. Por Shehaj ka qenë gjithmonë i qartë: ai nuk shitet dhe nuk bashkëpunon me të korruptuarit. Qëndrimi i tij i palëkundur ndaj parimeve, ndershmërisë dhe transparencës është pikërisht ajo që e dallon dhe e bën të besueshëm për qytetarët që kërkojnë një politikë të pastër e të vërtetë. Pikërisht ky refuzim do ta forcojë atë që në zgjedhjet e ardhshme, Shehaj të jetë force e dytë në vend.
Nga sondazhi i zhvilluar në periudhën 26 prill – 3 maj, ku janë pyetur 1200 qytetarë në të gjithë vendin, rezulton se “Mundësia” ka fituar mbështetjen e 5.3% të votuesve, duke lënë pas forcat e tjera të reja si “Nisma Shqipëria Bëhet” me 3.3% dhe Partinë Socialdemokrate me 3.1%.
Pozita e Shehajt forcohet edhe më shumë në kryeqytet, aty ku dinamika politike është më intensive: Tirana i jep “Mundësisë” 5.7% të votave, një tregues i qartë se vizioni i Agron Shehajt për një politikë ndryshe po gjen jehonë mes qytetarëve që kërkojnë lidership të ndershëm, transparent dhe me rezultate konkrete.
Ajo që bie në sy është fakti se, megjithëse një forcë e re në skenën politike, “Mundësia” po arrin të bëjë për vete një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh. Kjo tregon jo vetëm për një lodhje ndaj partive tradicionale, por mbi të gjitha për besimin në vizionin e Agron Shehajt një politikan i njohur për integritetin, qasjen e drejtëpërdrejtë dhe angazhimin e sinqertë për një Shqipëri më të drejtë e më të zhvilluar.
Rritja e “Mundësisë” në sondazhe është një sinjal i qartë: qytetarët po i thonë “po” një politike që vendos qytetarin në qendër, që ofron zgjidhje dhe jo premtime boshe. Agron Shehaj dhe partia e tij po ndërtojnë hap pas hapi një alternativë serioze për të ardhmen politike të vendit.








