FLASH :

“Solo Travel” me Ankth: Blogerja amerikane tregon 3 shtetet ku është ndjerë më e pasigurt si grua – mes tyre dhe një destinacion i famshëm europian

Një influencuese amerikane e udhëtimeve ka ndarë përvojat e saj më të pakëndshme si grua që udhëton e vetme – dhe në listën e saj është përfshirë edhe një nga vendet më të vizituara në botë: Franca.

Savanna Crowell, e njohur në TikTok si @solowithsav, me mbi 54 mijë ndjekës, ka ndarë në një video që ka arritur afro 500 mijë shikime tre vendet ku është ndjerë më e pasigurt gjatë aventurave të saj si udhëtare solo.

Franca – “Agresivitet, mashtrime dhe ndjekje në rrugë”

Franca, e cila priti mbi 102 milionë turistë ndërkombëtarë në 2024, renditet e para në listën e saj të pasigurisë. Gjatë udhëtimit të saj të parë në Paris, Savanna rrëfen se u përball me një mashtrim të njohur si “scam i peticionit”, ku persona përpiqen të të manipulojnë për të dhuruar para nën pretendime bamirësie – dhe bëhen agresivë kur refuzon.

Nice, në Rivierën Franceze, një burrë doli papritur nga një shkurre me një shkop në dorë, e ndoqi duke qeshur dhe i hodhi objektin drejt saj. Në komentet e ndjekësve, përvojat negative në Francë ishin të shumta: një grua u ndoq deri në tualetin e grave në Paris, ndërsa një çift u ndalua dhe u akuzua padrejtësisht për vjedhje në një farmaci në Nice.

Meksika – “Pyetje të frikshme në plazh”

Edhe pse Meksikën e quan një vend që e do dhe e viziton shpesh, Savanna rrëfen se në një nga udhëtimet e saj, një burrë i panjohur në plazh e shqetësoi me pyetje personale dhe invazive, si ku qëndronte dhe sa gjatë do të rrinte. Ajo priti sa ai të hynte në ujë dhe më pas vrapoi larg me sendet e saj.

Nikaragua – “Vendi me më shumë ngacmime verbale”

Në Nikaragua, udhëtarja përjetoi atë që e përshkruan si “nivelin më të lartë të catcalling-ut” që ka përjetuar ndonjëherë. Ajo thotë se nuk mund të ecte në asnjë rrugë pa dëgjuar thirrje ose komente nga burrat, gjë që e detyroi të frekuentonte vetëm zona shumë të populluara.

Pavarësisht gjithçkaje, do të kthehej sërish

Megjithë episodet e pasigurisë, Savanna shprehet se do të rikthehej në Francë, Meksikë dhe Nikaragua, duke theksuar se përvoja të tilla nuk duhet të ndalojnë gratë nga udhëtimet, por duhen ndërgjegjësim dhe kujdes i shtuar.

“Kur je grua që udhëton vetëm, duhet t’i besosh instinktit. Nëse diçka të duket e gabuar, largohu,” këshillon ajo në fund të videos së saj.