Sofia Vergara veshi një bikini të bardhë shumë të zbuluar, duke vënë në pah siluetën e saj elegante gjatë festës së 53-vjetorit të lindjes të enjten. Aktorja kolumbiane ndodhej ende me miqtë në pushime në Evropë për të festuar këtë ditë të veçantë.

Ylli i “Modern Family”, e njohur për dobësinë ndaj ëmbëlsirave, u pa duke vështruar tortën e saj të bardhë dhe të kuqe përpara se të shijonte edhe disa ëmbëlsira të tjera. Ajo pozoi gjithashtu me të afërmit në një ambient të hapur.
Kjo vjen pasi bombshell-i brune përflitet për një flirt me Tom Brady, edhe pse nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre ka kaluar kufijtë e miqësisë.
Po të enjten, Sofia ndau një foto me sipërmarrësin Doug Chabbott – me të cilin është lidhur kohët e fundit – ku ai i shkruante “gëzuar ditëlindjen” mbi një imazh të përbashkët. Dyshja janë parë së bashku duke u përqafuar në Romë, duke kërcyer në Cannes, si dhe në Grand Prix të Monakos, duke shtuar spekulimet për një lidhje mes tyre.

Nga ana tjetër, burime për DailyMail.com thanë se Tom Brady – 47 vjeç – e konsideron Sofiën “shumë të madhe në moshë” për të, pasi ajo është gjashtë vjet më e madhe. Megjithëse ka pasur flirt mes tyre, nuk është e qartë nëse kanë pasur një lidhje fizike.
Sofia është aktualisht beqare pas ndarjes nga doktori Justin Saliman, që pas divorcit me aktorin Joe Manganiello. Ndërkohë, Brady thuhet se është në një marrëdhënie të luhatshme me modelen Irina Shayk, pas ndarjes nga Gisele Bündchen.

Sofia dhe Tom janë parë së fundmi në superjahtin “Luminara” të Ritz-Carlton. Madje, thuhet se Tom kërkoi të ndryshonte vendin në darkë për të qenë pranë Vergarës. Ata kanë vazhduar të kalojnë kohë së bashku pas udhëtimit, dhe një burim e ka quajtur lidhjen e tyre një “romancë verore”.

Në jahtin luksoz, ata ishin në shoqërinë e VIP-ave si Naomi Campbell, Kendall Jenner, Kate Hudson, Martha Stewart dhe Colman Domingo. Edhe Irina Shayk ishte mes të pranishmëve.
Kroçera prej dy netësh përfshinte spektakle me drone dhe performanca nga Ellie Goulding, Sting dhe Janelle Monáe. Vergara ndau një foto ku qëndronte pranë Brady në darkë – ajo me një fustan të zi me dekolte të thellë, ndërsa Tom i buzëqeshte me veshje të zezë. Në një tjetër foto, J Balvin i jep asaj një puthje në ballë, ndërsa në një tjetër pozon me Ricky Martin në bordin e jahtit gjigand 790 këmbësh që priti 450 VIP-a.

Pas udhëtimit, Sofia dhe Tom thuhet se janë parë sërish së bashku në Ibiza. Jahti luksoz përmban 226 suita, 5 restorante, 7 bare, një arkiv vere, 2 pishina dhe një spa, dhe është i dekoruar me më shumë se 700 vepra arti nga emra si Andy Warhol dhe David Hockney. Çmimet fillojnë nga 11,900 dollarë për 7 net, ndërsa suitat më luksoze kushtojnë deri në 78,000 dollarë.
Sofia ka ndarë shpesh postime seksi gjatë verës, duke përfshirë edhe një foto me rrobabanje shumëngjyrëshe nga Walmart, ndërsa pushon në Ibiza.

Muajin e kaluar, ajo tha se në lidhjen e saj të ardhshme kërkon dikë “po aq të pasur sa vetë”. Në një intervistë për Today Show, ajo tha: “Dua gjëra bazike: shëndet, dikë që më do, dikë të gjatë, të pashëm… dhe me aq para sa unë ose më shumë – përndryshe është makth, përfundojnë duke të urrejtur.”
Aktorja – e martuar me Joe nga viti 2015 deri në 2024 – shtoi se kur u divorcua ndjeu panik: “Jam 52, çfarë do ndodhë tani? Ku do e gjej dikë?”
Megjithatë, ajo nuk po nxiton për të gjetur dashurinë e re: “Tani nuk jam me ngut.” Ajo shtoi se në këtë moshë nuk mund të jetë shumë kërkuese: “Nuk mund të them më: ‘Ai duhet të jetë vetëm doktor apo astronaut’. Nuk jam aq selektive.”