Aktorja kolumbiane Sofia Vergara po “ndez” rrjetet sociale me disa foto të nxehta të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një rrobabanjo ngjyrë kafe dhe një dekolte provokuese. Në moshën 52-vjeçare, ylli i “Modern Family” tregon se ende di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me format e saj perfekte dhe sharmin latin.
Postimi vjen pak ditë pas raportimeve për fundin e romancës së saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin ishte parë në takime të shpeshta që nga janari, përfshirë edhe Grand Prix-in e Monakos. Sipas “RadarOnline”, interesimi i Hamilton për Sofia ka rënë me kalimin e kohës, duke e lënë aktoren të ndihet e “braktisur”.
Megjithatë, Sofia nuk është e re në dashuri me meshkuj më të rinj. Ajo ka qenë e martuar me aktorin Joe Manganiello dhe më parë e fejuar me Nick Loeb. Tani, ajo pranon se është në kërkim të një partneri të ri, por me disa kritere të qarta.
Në një intervistë për emisionin Today, ajo deklaroi: “Dua dikë të shëndetshëm, që të më dojë, të jetë i gjatë dhe i pashëm. Por mbi të gjitha, dua dikë që ka po aq para sa unë – ose më shumë. Përndryshe, është makth. Meshkujt përfundojnë duke të urryer.” Me një pasuri të vlerësuar në 180 milionë dollarë, Vergara nuk e ka aspak të lehtë të gjejë “të barabartin” e saj.
Ndërkohë, fansat vazhdojnë të shijojnë postimet e saj sensuale, teksa Sofia mbetet një nga femrat më të dëshiruara dhe të komentuara të Hollywood-it – në ekran, në tapetin e kuq, dhe në Instagram.



