Gazetari Abdulraheem Khader ka humbur 48 anëtarë të familjes së tij të gjerë pas një sulmi ajror izraelit që goditi shtëpinë e tij në Jabalia, në veri të Gazës, të premten.
Në një postim në Instagram, Khader theksoi se familja e tij u vra në ditën e parë të Kurban Bajramit. “Munda të varros vetëm katër prej tyre. Të tjerët ishin copë-copë, disa jashtë shtëpisë, disa nuk mund t’i njihja fare,” shkroi ai.







