Një pasagjere ka shkaktuar një skenë të turpshme në aeroportin e Milanos, duke u hedhur përtokë dhe rrotulluar në dysheme, pasi i ishte thënë se bagazhi i saj dore ishte shumë i rëndë për t’u marrë në bord. Sjellja dramatike e saj ka habitur të pranishmit dhe është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë e kanë cilësuar si “krizë fëminore” për një rregull të zakonshëm fluturimi.