FLASH :

Video/Skemat piramidale online, Erion Braçe: Ndërprisni aktivitetin, mos u bëni pjesë e krimit, ndaloni kërcënimet ndaj viktimave

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër kundër tre skemave piramidale online – Xuexa, Txex dhe Grokr duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme dhe distancim nga këto mashtrime.

Ai tha se Policia e Shtetit përmes Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe asaj të Krimit Ekonomik e Financiar, së bashku me Agjencinë për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP, kanë nisur bllokimin e aksesit në këto platforma mashtruese dhe po kryejnë hetime të thelluara për organizatorët dhe rekrutuesit.

Braçe u drejtua drejtpërdrejt dy kompanive të internetit që mbulojnë Divjakën, Endi Internet dhe Luva Group, duke i paralajmëruar të zbatojnë menjëherë urdhrin për bllokimin e piramidave.

Deputeti bëri edhe një apel të fortë për banorët e Divjakës dhe Lushnjës.

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

Beteja me piramidat online; xuexa, txex, grokr!

Tre agjenci shtetërore-Policia e Shtetit me Drejtorinë e Krimit Kibernetik dhe Drejtorinë e Krimit Ekonomik e Financiar, Agjensia për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP, janë përfshirë në veprime të drejtpërdrejta kundër tre skemave piramidale online.

Prioritet i tyre sot ka qenë bllokimi i aksesit të këtyre piramidave brenda territorit shqiptar dhe hetime konkrete e të thelluara për organizatorët, përhapësit, agjentet e rekrutuesit e viktimave brenda këtyre skemave!

Aksesin e kanë mbyllur deri në këtë ore kompanitë e mëdha të shërbimit të internetit në vend.  Kam një thirrje për dy kompanitë e internetit që mbulojnë Divjakën, Endi Internet dhe Luva Group bindjuni menjëherë urdhërimit të AKCESK dhe AKEP për të bllokuar aksesin në tre skemat piramidale online, tani! Mos u bëni pjesë e krimit!

E dyta që kam, po lexoj komunikimin në grupin e agjentëve të xuexa në Divjakë e Lushnje. E para kuptoni idiotër që po flisni me robotin Leo Smith, jo me një nga ju, robotin, shihini shqipen dhe e kuptoni. E dyta thirrja ime është shumë e qartë: prioritet tani është që ju të ndërprisni aktivitetin jo vetëm në grupe Telegrami e Ëhatsapp, por edhe të ndalni kërcënimet përkundrejt viktimave që duan të dalin nga piramida! Stop! Fuqia e ligjit po vjen tek ju!

Në fund po përsëris thirrjen për çdo banorë të Divjakës e Lushnjës, vazhdoni të dilni nga Xuexa dhe çdo piramidë tjetër online, shpëtoni veten dhe kursimet tuaja! Nuk ka asgjë ndryshe nga skema e Rrapush Xhaferrit veç faktit që nuk është në letër, por online’, tha ai.