Një sherr është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit ku në debat e sipër është përfshirë më pas edhe kandidati i PD për deputet Bledjon Nallbati.
Burime nga policia konfirmojnë se personi i cili është përfshirë në konflikt është deputeti Bledjon Nallbati.Në sekonda 47 e tutje, personi që tenton të hipë në kamion dhe godet është deputeti
Rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta, por nga videoja, shfaqet Nallbati dhe vëllai i tij (shoferi i mjetit), teksa ndalojnë fuoristradën në mes të rrugës para trajlerit.
Është vëllai i Nallbatit që del i pari nga makina dhe më pas edhe kandidati i Berishës, i treti në listën e mbyllur të Korçës.