Një video që u bë virale nga koncerti i Coldplay po trondit rrjetet sociale dhe një CEO të njohur në fushën e teknologjisë. Andy Byron, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Astronomer, është filmuar në një moment intim me kolegen e tij Kristin Cabot gjatë koncertit, duke ndezur spekulime për një lidhje jashtëmartesore.
Pas publikimit të pamjeve, bashkëshortja e Byron ka hequr mbiemrin e tij nga profili i saj në Facebook, veprim që është interpretuar si një shenjë e qartë e krizës martesore që ka shpërthyer pas ngjarjes. Kompania nuk ka komentuar ende mbi situatën, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale vazhdojnë të shpërndajnë dhe komentojnë me ironi e kritika videon që ka bërë xhiron e internetit.

