Një video e publikuar në rrjetet sociale nga një ushtar izraelit, teksa ndodhej në aeroportin e Rinasit si turist në Shqipëri, është bërë virale dhe ka shkaktuar reagime të shumta dhe të ashpra në rrjet, sepse në të shfaqet një shqiptar i cili mendohet që të jetë një guidë turistike ose një operator që jep makina me qera, i cili thotë deklaratën e mëposhtme:
“Nga Izraeli na duhen më shumë që të vijnë këtu, më shumë të vijnë. Nuk ka asgjë kundër Izraelit. Luftën nuk e bëjnë njerëzit.”
“Nuk është e rrezikshme (ne Shqipëri). Duhet të vini këtu gjatë gjithë kohës. Është një vend i lirë, mund të bëni gjithçka.”
Në kushte të tjera, kjo mund të interpretohej si mikpritje e zakonshme shqiptare, por në kontekstin aktual të masakrave në Gaza dhe shtypjes së popullit palestinez, kjo fjali ka shkaktuar bujë në rrjet dhe ne gjithë mediat qe flasin për gjenocidit izraelit ndaj popullsisë civile palestineze ne gaza.
Në një kohë kur Izraeli akuzohet për krime lufte, shkatërrim sistematik të infrastrukturës civile në Gaza dhe vrasje të mijëra fëmijëve, shumë shqiptarë janë shprehur kundër çdo normalizimi apo përkrahjeje ndaj shtetit izraelit.
Duhet të qëndrojmë me atë që është e drejtë dhe e ndershme, pavarësisht rrethanave apo pasojave.
Solidariteti i vërtetë shqiptar nuk mund të shitet për turizëm, kur popuj të tërë po masakrohen në emër të interesave gjeopolitike. Shqipëria nuk mund të jetë një dekor për të zbukuruar imazhin e një shteti që po kryen mizori.