Një ditë para sfidës së kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, sulmuesi i Interit, Markus Turam, është përballur me akuza të rënda nga e kaluara. Ish-e dashura e tij, modelja Sharlot Lavish, ka publikuar një video tronditëse në TikTok, duke e akuzuar publikisht për dhunë fizike dhe mbajtje peng.
Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur në vitin 2022, kur Turam luante ende për Borussia Mönchengladbach. Në video, Lavish rrëfen se si ishte nisur nga Amsterdami për ta vizituar dhe përfundoi e mbyllur në banesën e futbollistit, ku ai, sipas saj, i mori pasaportën, e kapi me forcë duke i shkaktuar shenja në trup dhe madje i ofroi para për të heshtur. Ajo tregon se ishin komshinjtë ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan ulërimat e saj.
Videoja është bërë virale brenda pak orësh dhe ka ndezur rrjetet sociale, në një moment delikat për lojtarin francez që pritet të jetë titullar në përballjen vendimtare të Interit. Deri tani, Turam nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave.
This video regarding Marcus Thuram has gone viral on Tiktok 😳pic.twitter.com/dZ7K4BslI4
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) May 5, 2025