FLASH :

Skandal në market: Genta Gjalpi kap për flokësh vajzën e mitur – Reagon nëna: “Do përballet me ligjin!”

Një video e publikuar sot në rrjetet sociale ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin publik. TikTok-erja e njohur, Genta Gjalpi, është filmuar nga kamerat e sigurisë në një market teksa sillet në mënyrë të dhunshme ndaj një vajze të mitur, për të cilën denoncuesit pretendojnë se është vajza e bashkëshortit të saj.

Në pamjet e bëra publike nga JOQ Albania, shihet momenti kur Gjalpi kap vajzën për flokësh në zonën e arkës së marketit. Më pas, e mitura tenton të largohet, por Gjalpi rrëzohet gjatë përpjekjes për ta kapur për dore. Pa u ndalur, ajo e ndjek vajzën, e tërheq nga bluza dhe e shtyn drejt daljes së marketit.

Ngjarja ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku sjellja e Gjalpit është cilësuar e papranueshme dhe abuzive. E indinjuar, ka reaguar edhe nëna biologjike e vajzës, e cila në një koment publik shprehet:

“Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, që ua lë në mirëbesim të atit, do përballet me ligjin!

Aktualisht nuk ka ende një reagim publik nga vetë Genta Gjalpi apo autoritetet për ngjarjen.