FLASH :

Skandal në eksport: Pjeshkët shqiptare kapen me përmbajtje të lartë hekuri në Kroaci

Autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore kanë zbuluar një rast shqetësues gjatë kontrolleve në kufirin e Kroacisë, vend anëtar i BE-së.

Gjatë verifikimit të një sasie pjeshkësh të eksportuara nga Shqipëria drejt tregut europian, u konstatua se frutat kishin përmbajtje të lartë hekuri, mbi normat e lejuara. Ky zbulim ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e sigurisë ushqimore dhe kontrollin e produkteve që dalin nga vendi.

Autoritetet europiane kanë paralajmëruar se çështja do të ndiqet më tej dhe pritet të merren masa për garantimin e shëndetit të konsumatorëve. Ndërkohë, institucionet shqiptare pritet të japin shpjegime për rastin.