Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg, pavarësisht se kishte kryer marrëdhënie seksuale deri në 40 herë gjatë orarit të punës me një të dënuar për përdhunim dhe kishte tentuar të mbetej shtatzënë prej tij, madje edhe përmes “inseminimit artificial” me shiringë të futur fshehurazi në reçipeta.
Cherri-Ann Austin-Saddington, 29 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve, u përfshi në një lidhje të ndaluar dhe obsesive me të burgosurin Bradley Trengrove, një përdhunues i dënuar për akte të rënda seksuale me një grua dhe një fëmijë. Marrëdhënia zgjati gjashtë muaj dhe u konsumua kryesisht në punishte të brendshme të burgut HMP The Verne në Dorset, ku ajo punonte. Ajo e ndihmoi Trengrove duke i futur fshehurazi një telefon celular dhe i dërgonte mesazhe dashurie ku e quante “burrin e saj të ardhshëm”.
Gjatë lidhjes, ajo mbeti shtatzënë, por humbi fëmijën pas rreth tetë javësh. Më pas, pasi Trengrove u transferua në një tjetër burg, ajo tentoi të mbetej përsëri shtatzënë me anë të një metode të çuditshme: i kërkoi të burgosurit t’i jepte spermën e tij të mbështjellë me qese plastike, të cilën synonte ta përdorte me një shiringë Calpol për inseminim gjatë një vizite të maskuar me emër të rremë.
Megjithëse pranoi fajësinë për shpërdorim detyre dhe futje të pajisjeve të ndaluara në burg, Austin-Saddington i shpëtoi dënimit me burg për shkak të gjendjes së saj shëndetësore – ajo është tashmë e paralizuar dhe në karrocë pas një rënieje misterioze në shkurt 2024. Gjykata e dënoi me dy vite burg me kusht për 18 muaj, duke i caktuar edhe 25 ditë aktivitet rehabilitues.
Ndërkohë, Trengrove – që po vuan një dënim 13-vjeçar – u dënua me edhe 2 vjet e 3 muaj shtesë për rolin e tij në aferë. Oficerët e burgut e zbuluan rastin pasi kapën një shiringë të fshehur në trupin e saj dhe mesazhe të nxehta të shkëmbyera mes çiftit.
Policia dhe autoritetet e burgjeve e konsideruan këtë rast një shembull flagrant të korrupsionit dhe shkeljes së rëndë të detyrës. “Do të ndjekim penalisht çdo të burgosur që përpiqet të korruptojë stafin, dhe anasjelltas”, deklaroi Detektiv Inspektor Alastair Quinn.







