Vizita e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Cotswolds, Angli, ka shkaktuar polemika të forta mes banorëve lokalë. Gjatë ndalesës së tij në Daylesford Organic, një dyqan dhe fermë luksoze pranë Chipping Norton, autokolona e madhe e sigurisë e përbërë nga 22 automjete të Secret Service zuri të gjitha vendet e parkimit të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara. Banorët e zemëruar e cilësuan veprimin si të pajustifikuar dhe tejet arrogant, ndërsa disa u penguan të hynin në dyqan.
Situata është përshkallëzuar nga masat e rrepta të sigurisë përreth vilës Dean Manor, ku Vance po kalon pushimet me familjen. Rrugët përreth janë mbyllur, hyrjet e fshatit janë bllokuar nga policia me qen nuhatës, ndërsa disa banorë kanë pretenduar se u janë kërkuar të dhëna personale dhe llogaritë në rrjete sociale – diçka që policia lokale e mohon. Protestues dhe aktivistë të “Stop Trump Coalition” janë mbledhur në zonë për të shprehur kundërshtimin ndaj politikanit republikan, ndërsa figura të njohura si Jeremy Clarkson kanë denoncuar pengesat që siguria e lartë ka shkaktuar në aktivitetet e tyre.

