Bardheblutë marrin 1 pikë në ndeshjen e parë të sezonit. Tirana e ka nisur sezonin e ri në futbollin shqiptar me një barazim në transfertën e Ballshit. Bardheblutë e Vangjel Miles edhe pse ishin më kërkues në fushë, duke goditur edhe shtyllën, në fund u ndanë 0-0 me Bylisin.
Kjo ishte ndeshja e dytë e javës së parë të Superligës, teksa të premten Vllaznia fitoi 2-0 kundër Egnatias. Një ndeshje që solli polemika që në nisje të sezonit pasi trajneri i Egnatias Edlir Tetova tha se arbitri mori vendime shumë të çuditshme.