FLASH :

Sistemi i ri inteligjent i sigurisë në Shqipëri/ Rama: ‘Sy magjik’ që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit

Kryeministri Edi Rama, në në aktivitetin “Smart city Albania”, prezantoi sistemin e ri të teknologjisë që do të implementohet në vend. Sistemi  i ri i sigurisë, regjistron në kohë reale dhe dërgon planet në sallën operative të Policisë së Shtetit për çdo shkelje ligjore.

Të tilla kamera sigurie të nivelit të lartë, do të vihen në dispozizion dhe për efektivët e policisë. Këto kamera trupi dërgojnë menjëherë debatin në sallë dhe në rast se tentohet që të fiken, menjëherë veprimi sinjalizohet.

“Ky nuk është një projekt kamerash, nuk është as një projekt mbikqyrjeje me kamera dhe mbikqyrjeje e trupave të policisë përmes leximit të kameras kur del nevoja. Ky është një projekt që në sekondën kur vihet në jetë, rrit në mënyrë eksponecinale kapacitetin policor në kohë reale. Ky është një projekt që i jep policisë së shtetit një sy magjik për të parë në kohë reale të gjithë territorin. Është një projekt që ndihmon në mënyrë të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej. Kur flitet identifikimin në kohë reale të shkelësit nuk flitet për një identifikimi që vjen si reuzltat i syve të punponjëve të policsë që ndjekin ekranin fliet për këtë sy magjik që e sheh, e identifikon, e regjistron, dhe e sjell para syve të punonjësit të policsë. Ndërohë që punonjësi mund të jet duke parë trafikun, po në atë ekran i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit.

Të gjitha këto informacione vijnë në kohë reale dhe policia më pas ndërhyn për të zbatuar ligjin bazuar në këto informacione. Nuk ka nevojë që dikush të filmojë me kamera një punonjës policie që nuk përmbush standardet e komunikimit të një nxënësi të klasës së parë, sepse në kohë reale kamera e trupit e efektivit që është duke debatuar me një qytetar e sjell debatin në sallën operative. Është e pamundur t’i fikësh dhe t’i ndezësh. Një kamerë e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër”, tha Rama.