FLASH :

Sipas Ramës, edhe me ardhjen e Trump, mbështetja e SHBA për SPAK nuk ndryshon

Edi Rama ka reaguar ne një lidhje live në rrjetet sociale për cështje të ndryshme.

Ai nënkuptoi se edhe me ardhjen e Trump në SHBA, nuk do të ndryshojë mbështetja e Shteteve të Bashkuara për drejtësinë shqiptare dhe SPAK.

“Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Të Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet”, theksoi Rama.

Sa i takon drejtësisë, Rama tha se ishte kjo qeveri që i dha në dorë shpatën për goditur edhe mes radhëve të tyre, duke theksuar se në asnjë moment qëllimi nuk është që ta kontrollojnë, por të ndërtojnë shtet.

“Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë është në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju

Kreu i qeverisë, Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që e quajti tradhtar, ndërsa i tha se ky është momenti që të duhet menduar si shqiptar, as si socialist dhe as si demokrat, pasi duhet çuar para procesi i integrimit në BE. Rama u ndal edhe te ministrat, duke thënë se vetëm 2 prej tyre janë dënuar, njëri është në paraburgim (Ilir Beqaj) dhe njëri në arrati (Arben Ahmetaj).

“Çfarë kam tradhtuar unë, apo se Shqipëria sot është vetëm një hap nga realizmi i një ëndrre shekullore. Duhet menduar si shqiptar në këtë moment, as si socialist as si demokrat, as më pëlqen apo s’më pëlqen Edi Rama, as sa ministra janë në burg. Po qe puna aty mund at bëjmë llogarinë, në 3 mandate rreth 60 ministria, 2 ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i PS, njëri i aleatit ‘strategjik’ ndjesë pastë, pastaj një i tretë në paraburgim i padënuar ende dhe një i katërt në arrati”, tha Rama.